Rreth 45 anije, nëndetëse bërthamore dhe mjete të tjera lundruese morën pjesë në festimet me rastin e Ditës së Marinës së Rusisë, një shfaqje tradicionale e fuqisë ushtarake që zhvillohet në Gjirin e Finlandës dhe në lumin Neva në Shën Petersburg. Rreth 3000 ushtarakë të marinës morën pjesë gjithashtu në një paradë në tokë. Shfaqja vjen pikërisht pas tre sulmeve me dronë mbi Moskë të dielën në mëngjes. Putin, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Admirali Nikolai Yevmenov, kreu i Marinës, inspektoi disa nga anijet nga një varkë lëshimi në Neva përpara se të mbante një fjalim, ku theksoi se do të shtojë edhe më tej flotën detare me 30 anije të reja.





















Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




