Artisti i famshëm i Portugalisë, Bordalo II, ka hyrë në një ambient të Lisbonës ku Papa Françesku do të kremtojë një meshë javën e ardhshme dhe ka shtrirë një tapet të madh me kartëmonedha për të kritikuar qeverinë se ka shpenzuar shumë për këtë ngjarje.


Papa do të udhëtojë në Lisbonë nga data 2-6 gusht për të marrë pjesë në mbledhjen globale të Ditës Botërore të Rinisë të të rinjve katolikë, e cila pritet të mbledhë qindra mijëra pelegrinë.
Bordalo II, i njohur për veprat e tij të bëra shpesh nga mbeturinat, ndau fotografi dhe video të tapetit, me kartëmonedha të mëdha prej 500 eurosh, që ai e quan “tapeti i turpit”.


“Në kohën kur shumë njerëz po luftojnë për të mbajtur shtëpitë e tyre, punën dhe dinjitetin e tyre, miliona fonde publike janë investuar për të sponsorizuar vizitën e Papës”, shkroi në Instagram artisti, emri i vërtetë i të cilit është Artur Bordalo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




