Politike

PD zyrtare mban zgjedhjet për kryetarin / Basha: Të nisim ringritjen. Hani: Dilni votoni

Partia Demokratike zyrtare po mban zgjedhjet për kreun e ri të PD-së. Në garë janë vetëm dy kandidatë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Që prej orës 8:00 demokratët i janë drejtuar qendrave të votimit sipas degëve të PD-së.

Procesi do të zgjasë deri në 19:00.

Në një postim në rrjetet sociale, PD ka ftuar të gjithë anëtarët e PD që të bëhen pjesë e votimit.

Një ditë më parë, kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana  në deklaratë për mediat ftoi të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e votimit si dhe bëri me  dije që ata që janë  pjesë e PD-së së ish-kryeministrit Sali Berisha nuk mund të votojnë.

Lista e anëtarësisë së PD e përfshire në votim përmban 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që kishte në zgjedhjet e 2021.

Ndërkohë ka votuar kandidati përballë Bashës Gjergji Hani. Ai i beri thirrje anëtarësisë të dalë dhe të votojë ndërsa vetë ai do të flasë për procesin ditën e hënë.

Gjergji Hani, kandidati per kreun e PD

“I ftoj demokratët të votojnë masivisht sepse pasqyrohen zërat e tyre brenda partisë. Pjesëmarrja është vlerë e PD dhe demokracisë. Gjergj Hani i është përmbajtur vendimit të Kryesisë së Partisë. Unë s’kisha mundësi të zhvilloja fushatën në të gjithë vendin. Unë kam shprehur mesazhin tim te demokratët.

Këshilli i thirrur nga Bardhi në Zoom s’ka asnjë vlerë, është antikushtetues merret drejtësia me të. Të përpiqemi të ketë mbarëvajtja” tha Hani.

Më pas rreth orës 11.00 të paradites votoi edhe Lulzim Basha.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, për nga rrethanat, unike për PD. Jemi përballur me sfida si akujsh. Ata mijëra demokratë kanë përballuar sfida të mëdha. Vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë ata. Kjo dalje masive, për të cilën në mëngjes kam marrë qindra mesazhe, shoqëruar me imazhe, për të vendosur që përmes votës së tyre sot, të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, me shpresën te Shqipëria dhe Zoti”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë