Shendet

Studiuesit zbulojnë simptomën pak të njohur të kancerit

Disa simptoma të kancerit janë më të zakonshme se të tjerat, por me mbi 200 lloje, është e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm dhe të dinë se kur duhet të vizitohen tek një mjek.

Zbulimi i kancerit në një fazë të hershme mund të shpëtojë jetë por mund të jetë e vështirë që njerëzit që shohin dhe kuptojnë simptomat. Shenjat mund të jenë nga më të përgjithshmet, duke nisur nga humbja e peshës dhe lodhja.

Megjithatë, një simptomë më pak e njohur e kancerit është zbuluar së fundmi dhe mund të vërehet në çarçafët dhe jastëkët çdo mëngjes.

Është djersitja gjatë natës.

Djersitja gjatë natës mund të jetë një shenjë paralajmëruese e kancerit që shpesh neglizhohet, veçanërisht në verë.

Ekspertët rekomandojnë të kontrolloni shtratin tuaj në mëngjes për të parë nëse keni pasur djersitje të tepërt gjatë gjumit. Nëse po, kuptohet nga lagështia që kanë çarçafët dhe jastëku.

Sipas Cancer Research, infeksioni është një nga shkaqet më të zakonshme të djersitjes tek njerëzit me kancer. Infeksioni mund të shkaktojë një temperaturë të lartë dhe trupi juaj do të djersitet në përpjekje për ta ulur atë.

Disa lloje kanceri gjithashtu mund t’ju bëjnë të djersiteni më shumë se zakonisht, këto përfshijnë:

Limfoma jo-Hodgkin

Limfoma Hodgkin

tumoret karcinoide

leucemia

mesothelioma

kanceri i kockave

kanceri i prostatës

kanceri i veshkave

tumoret e qelizave germinale

kanceri i avancuar i tiroides

Njerëzit që kanë kancer të avancuar të çdo lloji gjithashtu mund të djersiten më shumë se zakonisht.

Kanceri mund të shfaqet në një shumëllojshmëri të gjerë simptomash dhe është e rëndësishme të vini re se çfarë është normale për ju dhe të njoftoni mjekun tuaj nëse jeni të shqetësuar për ndonjë ndryshim në shëndetin tuaj. Djersitja nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni kancer, por nëse nuk është normale për ju, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj për këtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë