Gazeta Si – Që prej orës 19:00 ka nisur mbledhja online e Këshillit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. 245 anëtarë nga 453 kanë qenë online. Një grup pune është ngritur për drejtimin e mbledhjes, që kryesohet nga Bardhi, në mungesë të kreut të Këshillit.
Mësohet se në rendin e ditës janë pranimi i dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt nga postet si kryetar, apo si kryetar i komanduar, si dhe konstatimi se nuk ka patur një Këshill Kombëtar në datën 20 qershor.
Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ✌️ E ardhmja e PD dhe 🇦🇱 mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal! pic.twitter.com/3lUqBwGTKt
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 27, 2023
Do të kërkohet edhe shfuqizimi i kryesisë së PD-së më datë 6 qershor, që hapi garën për kreun e PD-së, pezullimin e kryesisë dhe ngritjen e një grupi të përbërë nga deputetët për të përfaqësuar PD-më edhe me hallka të tjera.
Kryesia e PD-së dhe komisioni i Etikës e cilësoi të paligjshme mbledhjen e Këshillit. Por Bardhi para nisjes së saj u kundërpërgjigj në rrjetet sociale, ku shkruan se e ardhmja e PD është mbi çdo hall apo interes personal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




