Gazeta Si – Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka parë nga afër sot disa vatra zjarri në Lushnjë. Ai ka deklaruar se duhen dënime të ashpra për autorët e zjarrvënieve, sidomos ato të qëllimshme.
“I bëj thirrje gjithkujt që përfshihet në zjarrvënie, edhe pa dashje, për të djegur kashtën pas korrjes së grurit: duhet të kuptojë që kjo është një vepër e rëndë penale.

Për ata që e bëjnë me dashje kjo është edhe më e rëndë akoma, sepse në shumë zona të Shqipërisë, jo vetëm këtu në Lushnjë, policia ka ndaluar një numër të konsiderueshëm personash që janë përfshirë në këto zjarrvënie”, – u shpreh Balla.
Më tej ministri i Brendshëm ka bërë një apel edhe për Prokurorinë: “Thirrja ime është që duhet të jemi shumë të ashpër, thirrja ime është edhe për Prokurorinë, që për të gjitha referimet nga ana e Policisë së Shtetit të merren vendime ekzemplare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




