Gazeta Si - Pas disa vatrave problematike në fshatrat e Fierit, situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë gjatë mëngjesit e kësaj të enjteje.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën të ditur se pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos në Fier, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.
Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.