Moti

Dita më e nxehtë / Në Berat dhe Elbasan temperaturat deri në 43°C. Gjeoshkenca: Rrezik shumë i lartë për zjarre

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzojë në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet sërish në 43 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

Era do te fryjë mesatare me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugore -Jugperëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Meteorologët kanë paralajmëruar prej ditësh që dita e martë do jetë kulmi i valës së të nxehtit dhe në ditët në vijim do të ketë ulje të temperaturave.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencës bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet nivel rreziku “i lartë” për zjarre në të gjitha qarqet.

Sipas parashikimeve, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45 °C në vendet e ulëta ndërsa në vendet malore deri në 37°C

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në disa prej qarqeve pritet rrezik “shumë i lartë” për zjarre, por vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Kukës (VL), Berat (VP), Dibër (V), Durrës (JL), Elbasan (P), Fier (Q), Gjirokaster (V dhe J), Korçë (Q), Shkodër (Q), Tiranë (J), dhe Vlorë (VL dhe J).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë