Pasagjerët në bordin e një avioni që fluturonte nga Las Vegas për në Atlanta kanë përjetuar momente tmerri pasi humbën ndjenjat gjatë fluturimit për shkak të të nxehtit ekstrem.
Sipas mediave u desh përdorimi i bombolave të oksigjenit për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të udhëtarëve që ishin në bordin e fluturimit të Delta Air Lines në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid.

Gjithashtu në fluturim ishte edhe producentja në terren e Fox News, Kirsta Garvin, e cila raportoi se kishte dëgjuar pilotin të njoftonte se do të anulohej nisja për shkak të urgjencave të shumta.
Paramedics are on now. I’ve seen a total of three people wheeled out so far. Oxygen tanks are being pulled out. They said to press your call button if you need medical assistance. Babies are screaming crying. They’re handing out sandwiches to the diabetics. I am 🤯.
— Krista Garvin (@Kristaanngarvin) July 18, 2023
Situata thuhet se është përkeqësuar dhe stjuardesat janë parë duke vrapuar lart e poshtë në korridor me bombola oksigjeni teksa pasagjerët nisën të humbnin gjendjen.
Sipas Garvin, të paktën pesë persona u nxorën nga avioni për shkak të gjendjes së rënduar prej të nxehtit. Garvin tha se më pas u mor vendimi që të largoheshin të gjithë teksa autoritetet u përpoqën të ftohnin avionin.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë tha pas incidentit se temperatura në aeroport luhatet mes 43 dhe 46 gradë Celcius të hënën.
Në një deklaratë kompania e fluturimeve “Delta Airlines” tha se ata janë duke hetuar situatën në fjalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




