Lajme

Kryetarit i ka mbaruar mandati, Akademia e Shkencave: Zgjedhjet për drejtuesin e ri në fund të vitit   

Zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave do të mbahen në fund të vitit.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave, ku informon përmes një njoftimi zyrtar se data konkrete do të caktohet menjëherë pas pushimeve verore.

“Për sa i takon zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për funksionin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit, ato do të zhvillohen konform Ligjit 53/2029 për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht, neni 8, pika 2: Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit.

Për këtë arsye, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Akademisë së Shkencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë