Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar disa fotografi nga stërvitja e trupave të bazës mbështetëse të emergjencave civile.






“Trupat e Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile, në Komandën Mbështetëse vazhdojnë stërvitjen, të gatshëm të përballojnë çdo situatë të papritur. Kërkim-shpëtimi malor, ujor, tërmeti si dhe shuarja e zjarreve janë vetëm disa nga situatat në të cilat ata po stërviten për të vepruar me profesionalizëm dhe efikasitet”, nënvizon Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes të dielën u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast zjarri, pasi rritja e temperaturave rrit dhe mundësinë e rënies së zjarreve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




