Media Galeri

Në vend të kremit të diellit, kroatët po lyhen me baltë

Në vend që të vendosin kremin kundër diellit, vendasit dhe turistët në Kroaci po zhyten në baltë, një truk i vjetër që po përhapet masivisht në Evropë e cila po përjeton një valë rekord të të nxehtit.

Balta në plazhin Nin në Kroaci mund të përdoret si një zëvendësues i kremit të diellit dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.

Nuk janë vetëm kroatët që shpresojnë se mbulimi me një shtresë të trashë balte do ta mbajë lëkurën e tyre të sigurt nga dielli.

Turistët nga Austria, Lituania, Polonia dhe Sllovakia janë gjithashtu në mesin e shumë personave që përballen me diellin e fortë të verës dhe që  përpiqen të gjejnë mbrojtje në këtë mënyrë jo fort të zakonshme.

“Balta është e përkryer për lëkurën dhe është më e mirë se kremi kundër diellit. Gjithashtu është e përkryer për të nxehtin”.

Mjekët kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë brenda dhe të pinë shumë lëngje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë