Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe qesharake ka ndodhur gjatë transmetimit të një edicioni lajmesh live, kur prezantuesi Armin Wolf nuk ka duruar dot vapën e madhe në studio, ka marrë një bidon të vogël me ujë që mbante mbi tavolinë, dhe e ka zbrazur atë mbi kokën e tij.
I nxehti ka përfshirë të gjithë Evropën dhe temperaturat arrijnë mbi 40 gradë celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve. Por, nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta.

Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura mbi 30 gradë celsius. E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar, më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




