Rregullatori i ilaçeve në Europë ka thënë për BBC se po kryen një rishikim të disa ilaçeve për humbje peshe, pasi ka një alarm se ato mund të kenë si efekt anësor mendimet e vetëvrasjes.
Islanda ka parë 3 raste deri më tani dhe ka njoftuar Agjencinë Europianë të Barnave për të bërë një verifikim.
Wegovy, Saxenda dhe ilace të ngjashme, si Ozempic janë disa nga ilaçet që do të verifikohen.
Një zyrtar i Agjencisë Europiane të Barnave ka thënë për BBC se dy raste të mendimeve të vetëvrasjes janë regjistruar pas përdorimit të ilaçit Saxenda dhe një pas përdorimit të Ozempic.
“Një rast raportoi mendime për vetëlëndim pasi kishte përdorur Saxenda”.
Postimet në rrjetet sociale për njerëzit, shpesh të famshëm, që humbin peshë të madhe kanë çuar në një kërkesë të madhe për këto lloje trajtimesh.
Saxenda dhe Wegovy janë miratuar dhe licencuar për humbje peshe ndërsa Ozempic është për njerëzit me diabet për të ndihmuar në kontrollin e sheqerit në gjak si dhe për peshën, por përmban një dozë më të ulët të të njëjtit përbërës si Wagovy.
Pas trendit në rrjetet sociale, njerëzit kanë filluar të përdorin Ozempic për të humbur peshë, duke quar në mungesa të vazhdueshme globale.
Depresioni ose mendimet për vetëvrasje janë renditur në fletëpalosjen e informacionit të produktit, e cila këshillon përdoruesit: “Duhet t’i kushtoni vëmendje çdo ndryshimi mendor, veçanërisht ndryshimeve të papritura në humorin, sjelljet, mendimet ose ndjenjat tuaja. Telefononi menjëherë ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse ju keni ndonjë ndryshim që është i ri, më i keq ose ju shqetëson”.
Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




