Drejtësia

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin

Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Fredi Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, duke vendosur 10 vite burg. Për vëllanë e tij Pajtim Rrushin prokuroria kishte kërkuar 1.5 vite heqje lirie për moskallëzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjendjen që janë, por jo akuzën.

Fredi Rushin, u arrestua për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Rruzhdi Hoxha në nëntor të viti 2021. Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur pasi ishte qëlluar me një plumb në kokë, më 6 nëntor të vitit 2021, në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

LEXO EDHE:
- Vrasja e Rruzhdi Hoxhës, Prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin
- Vrasja e Ruzhdi Hoxhës në Dajt, Apeli liron një nga vëllezërit Rrushi
- Nga rrëmbimi, celulari i viktimës, te taksisti dhe roli i vëllait të autorit. Si u zbulua vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha
- Vrasja e Ruzhdi Hoxhës/ Arrestohet edhe vëllai i autorit si i përfshirë në krim
- Xhupi i hequr, inertet mbi trup dhe ekzekutimi me dy plumba, çfarë dimë për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha
- I vrarë me plumb në kokë, trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet në Dajt. Policia: Autori i dyshuar, Fredi Rrushi
- “Dyshojmë që e kanë rrëmbyer”! Djali i biznesmenit të zhdukur, tregon si ndodhi ngjarja

Fredi Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë