Gazeta Si - Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer për hetim në SPAK dosjen nga Selim Çekajt, të akuzuar për trafikimin e 49 kg kokainë.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burgim për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në Durrës.
Disa javë më parë, SPAK kërkoi pushimin e hetimit për Selim Çekajn me argumentin se nuk ka prova.
Por gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar se GJKKO e ka rikthyer për hetim dosjen ndaj ndaj të dyshuarit Selim Çekaj.
Selim Çekaj u arrestua në Prill të 2021-it dhe qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua. Gjykata e pranoi kërkesën e tij për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së madhe.
Në atë kohë konteineri i kompanisë së Selim Çekajt ishte nën vëzhgim nga autoritetet. 49 kg kokainë ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.