Media Galeri

Nata e katërt e Festivalit Folklorik me grupet artistike nga qarku i Durrësit dhe Korçës

Festivali Folklorik Kombëtar ka vijuar edhe mbrëmjen e së martës në skenën e hapur në Kalanë e Argjirosë.

Mbrëmjen e djeshme janë ngjitur në skenë grupet e qarkut të Korçës dhe të Durrësit.

Rreth 60 bartës të folklorit nga të gjitha bashkitë e qarkut të Korçës u bënë pjesë e festës më të madhe të folklorit shqiptar.

Ndërkohë janë ngjitur në skenë edhe grupet e qarkut të Durrësit.

“Përfaqësim mbresëlënës i grupit të Durrësit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Grupet nga Durrësi shfaqën vlerat më të bukura kulturore e folklorike të trevës sonë përpara artdashësve të shumtë në një atmosferë magjike në kalanë e Gjirokastrës”, shkruan kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako në rrjetet sociale.

Festivali Folklorik Kombëtar është një ndër eventet më të rëndësishme kulturore të vendit tonë që shpalos folklorin mbarëkombëtar, trashëgiminë shpirtërore, etnomuzikore e etnografike nga të gjitha trevat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë