Media Galeri

Bluza ikonike e Princeshës Diana del në ankand

Një nga veshjet më ikonike të Princeshës Diana do të dalë në ankand dhe padyshim që do të ketë një çmim të kripur. Bluza e kuqe me figura të bardha pritet të dalë në shitje në gusht.

“Në mars, ndërsa po gërmonim në papafingo duke kërkuar për një model të vjetër, vumë re një kuti të vogël”, thanë stilistët e Warm & Wonderful, Sally Muir dhe Joanna Osborne, në një njoftim për shtyp të Sotheby’s.

“Brenda, ngjitur pranë një mbulese ishte bluza origjinale e Dianës, nga viti 1981”.

“Pasi e dëmtoi duke e veshur shumë herë, Princesha Diana iu ktheu kompanisë për ta rregulluar por kompania i dërgoi një të re.

Bluza origjinale, pak e dëmtuar është ajo që do të dalë në ankand dhe mendohet se do të shitet midis 50,000 dhe 80,000 dollarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë