Media Galeri

Rekordi i ri, proshuta 17 metra me mishin e gjelit të detit

Një kompani mishi në Pensilvani theu një rekord botëror Guinness duke përgatitur një copë proshutë me mish gjel deti me përmasa më shumë se 17 metra të gjatë.

Ron Godshall, presidenti i kompanisë Godshall’s Quality Meats në Liban tha se ushqimi u gatua për më shumë se 6 orë në një furrë me përmasa 25 metra të gjatë dhe 10 metra të gjerë.

Gjyqtarja e Rekordeve Botërore të Guinness, Christine Fernandez më pas mati proshutën dhe konfirmoi se ishte 541 cm e gjatë, duke tejkaluar objektivin prej 505 cm të vendosur nga GWR.

Proshuta e gjelit të detit më pas u nda në pjesë më të vogla dhe u shërbye në një drekë të organizuar nga Godshall’s. Pjesa tjetër iu dhurua Misioneve të Krishterë të Qarkut të Libanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë