Ekonomi

Blegtoria ra në 2022-shin. U ul ndjeshëm prodhimi i qumështit dhe vezëve vendase

Nga Gazeta ‘SI’ - Në vitin 2022, shifrat nga fusha e blegtorisë kanë rezultuar shumë më të ulëta se një vit më parë.

Sipas Instat, numri total i gjedhëve ka rënë në 297.656 në vitin 2022, nga 336.784 që ishte në vitin 2021.  Për të njëjtën periudhë edhe të gjallesat e leshta, delet, janë më pak, rreth 1.37 milionë, kur një vit më herë ishin 1.48 mln. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me të gjitha gjallesat e tjera.

Sipas produkteve blegtorale, rënien më të madhe e ka pasur veza, prodhimi i të cilës për një vit ka rënë me 123 mln kokrra, duke rezultuar në 776 mln për 2022-shin.

Qumeshti i prodhuar është reduktuar me disa mijëra tonë. Lopët në 2022-shin prodhuan 824.9 mijë tonë qumësht, nga 859.4 tonë në 2021-shin.

Prodhimi i mishit peshë e gjallë raportohet 140 mijë tonë për vitin e shkuar nga 148 mijë tonë një vit më herët.

Bujqësia, përveç drithërave që raportohen në rënie, tregohet me rritje, ndonëse jo shumë domethënëse. Në një vit, prodhimi i drithërave ra me rreth 1 mijë tonë. Në të njëjtën periudhë, u rrit lehtë prodhimi i patates, perimeve dhe frutorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë