Kosova

Ministrat e Jashtëm të BE do diskutojnë të hënën me Borrell për situatën në veri të Kosovës

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ditën e hënë, 26 qershor, do të zhvillojnë një takim ku pritet që pjesë e agjendës të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit mësohet se ministrat e Jashtëm do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojë konkluzionet për këtë çështje.

“Së fundi, sipas çështjeve aktuale, Këshilli mund të informohet për Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë të enjten e 22 qershorit shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ai tha se kanë rënë dakord se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua në shumë çka por në atë se si dhe kur – si të qetësohet situata në terren, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borrell të enjten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë