I veshur vetëm me të brendshme, një i burgosur ka arritur të ngjitet në çatinë e Burgut “Frankland” në Durham të Anglisë duke i bërë rezistencë policisë.
Në pamjet e publikuara duket i burgosuri dhe policia që tenton ta bindë që të zbresë.
Vetëm pas disa orë negociatash, policia ka mundur të kapë të burgosurin.

Akoma nuk janë mësuar detaje të tjera si dhe pse është ngjitur i burgosuri në majë të çatisë.


Në “Frankland” janë më shumë se 800 të burgosur dhe burgu është quajtur “Monster Mansion” për shkak se shumë nga të burgosurit janë të dënuar për vrasje, përdhunim dhe vepra të lidhura me terrorizmin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




