Kosova

Sveçla publikon videon: Forcat serbe, me urdhër nga Vuçiç rrëmbyen policët tanë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video, duke treguar në detaje se si ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve kosovarë.

Fillimisht tregohet se ku ka ndaluar makina e policisë dhe se efektivët kishin ecur në këmbë deri në dy gropa të mëdha që janë hapur për të bllokuar një rrugë kontrabande. Pikërisht në atë pikë, brenda territorit të Kosovës, kishte hyrë xhandarmëria serbe.

“Një rrëmbim i planifikuar dhe akt kriminal. Kjo video tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë nga Vuçiç, rrëmbyen zyrtarët e policisë së Kosovës, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 kilometër larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformatat dhe të lirojë oficerët tanë menjëherë”, shkroi Kurti.

Në pamjet filmike dokumentohet dhe prezenca e mjeteve të forcave speciale serbe, që provojnë se ata kanë shkelur kufirin. Shenjat e lëna në rrugë, tregojnë që ata janë kthyer sërish në territorin e Serbisë, gjë e cila sipas autoriteteve të Kosovës, konfirmon se gjithçka ka qenë e planifikuar mirë.

Gjithashtu në video paraqiten prova për vendosje pengesash në rrugë për të bllokuar automjetet e policisë së Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë