Nga Gazeta ‘SI’ – Në tre muajt e parë të vitit 2023, niveli i papunësisë është rritur me 0.7%, krahasuar më tre muajt e fundit të vitit 2022. Në raport vjetor, papunësia është ulur me 0.5%.
Megjithatë, shkalla e punësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 11.3%.
Gjatë tremujorit të parë, treguesi i papunësisë pësoi rënie të lehtë për meshkujt, në 10.6% nga 10.7% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm, por shënoi një rritje të lehtë për femrat, në 11.1%, nga 11% që kishte qenë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Shkalla e papunësisë së të rinjve vazhdon të jetë mbi dy herë më e lartë krahasuar me mesataren e ekonomisë. Pas një tendence në rënie në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe gjysmën e parë të vitit 2022, në tremujorët e fundit ky tregues paraqitet përsëri në rritje.
Sipas INSTAT, pesha e të papunëve të dekurajuar ndaj popullsisë ekonomikisht jo-aktive ra në 5% në tremujorin I 2023, nga 9.3% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.
Sipas sektorëve, duket se ndikimin kryesor në rritjen e punësimit gjatë tremujorit të dytë e ka dhënë shërbimet, me 6.3% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe 1.4% më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Ndërkohë, punësimi në industri dhe bujqësi ka shënuar rritje me bazë vjetore, por paraqitet në rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



