Ngjarje

Skandal në Bashkinë e Kukësit, kryebashkiaku Safet Gjici marrëdhënie seksuale në zyrë

Gazeta Si - Një skandal seksual ka ndodhur në ambientet e Bashkisë së Kukësit, ku kryebashkiaku Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij.

Sipas asaj që duket, video është e gjatë më shumë se dy minuta dhe ajo mban datën 6 qershor 2023. Kamera dyshohet se është vendosur në një objekt të lëvizshëm që dyshohet se është një çantë.

Video është shpërndarë paraditen e kësaj të premteje me shpejtësi përmes whatsapp, por Gazeta "Si", për arsye etike, vendosi të mos e transmetojë.

Pas publikimit të videos erotike, mësohet se SPAK ka nisur hetimet, duke regjistruar kryesisht procedimin penal ndaj kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Nuk dihet ende mbi ç’akuzë SPAK e ka regjistruar këtë procedim penal. Më 14 maj 2023, Safet Gjici mori mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Kukësit.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Ky është skandali i dytë seksual që ndodh me kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste. I pari ishte ai me ish kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili në vitin 2016. Ndryshe nga Gjici, Xhelili shkoi në hotel me vajzën të cilës i kishte premtuar një vend pune.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë