Ekonomi

FMN thirrje Europës: Mos ndaloni rritjen e normës së interesit!

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Bankës Qendrore Europiane të mos ndalojë rritjen e normave të interesit.

Në një raport mbi ekonominë e eurozonës, Fondi paralajmëroi për inflacionin “vazhdimisht të lartë” dhe bëri thirrje për një qëndrim më kufizues për politikën monetare, duke thënë se kjo do të ishte e nevojshme gjatë një “periudhe të qëndrueshme”. Vendet anëtare të Eurozonës duhet gjithashtu të frenojnë deficitet e tyre buxhetore, tha FMN.

Thirrja për rritje të mëtejshme të normave vjen pasi BQE rriti normat e interesit me një çerek pikë në 3.5% të enjten.

Ndërkohë, ekonomistët e BQE kishin parashikuar që rritja e sapomiratuar të ishte e fundit./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë