Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur të enjten në mëngjes, më 15 qershor, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUNT-it.
Vuçiç ka shkruar në Instagram se ka kërkuar nga ata që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “të mos nisë një luftë të re në Ballkan”.
Një ditë më parë presidenti i Serbisë akuzoi Kurtin se me çdo kusht dëshiron të “shkaktojë luftë dhe konflikte”.
Vuçiç u takua me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Ky është takimi i dytë i Presidentit të Serbisë me përfaqësues të BE-së dhe QUINT-it brenda dy ditësh. Një ditë më parë ai tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit që ka zhvilluar me ta.
“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Takimet u zhvilluan për shkak të tensioneve të shtuara mes Kosovës dhe Serbisë në ditët e fundit e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




