Kosova

Haradinaj: Zveçla të dorëhiqet! Kurti po na vë në dyshim se është spiun i Serbisë

Kreu i AAK Ramush Haradinaj ka kërkuar që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla të japë dorëheqjen me argumentin se uniforma e policisë së Kosovës është përdhosur në pamjet e shfaqura teksa 3 efektivët u rrëmbyen nga forcat serbe.

“Ishte skenë poshtëruese skena e rrëmbimit dhe përdhosjes së uniformave tonë. Kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të liruar efektivët e kapur nga forcat serbe.  Zveçla të japë dorëheqjen sepse sot u përdhos uniforma e policisë së Kosovës”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu, ai tha se duhet të ketë një bashkim të forcave opozitare në Kosovë për të ndalur Kurtin, që sipas tij po vë në rrezik ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Ne e kuptojmë se Kurti ka marrë mandat për të udhëhequr vendin drejt stabilitetit dhe forcimit të marrëdhënies me aleatët euroatlantikë. Por ai po bën të kundërtën, nuk po shkon drejt stabilitetit. Kurti po e rrezikon ekzistencën e republikës. I ftoj të gjithë të ndalim Kurtin në mënyrë që të ndalim pasojat e tjera për Kosovën.  Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha Haradinaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë