Media Galeri

Pasi vizitoi çdo vend në botë, krijon një shtet të vetin

Randy R Dub Williams, i cili njihet gjithashtu edhe si Sulltani i Slowjamastan, thotë se pasi i mbaruan vendet që mund të vizitonte, vendosi të krijonte një vend të vetin.

Williams e ka kaluar jetën duke u përpjekur të vizitojë çdo vend në botë. Pasi kishte udhëtuar në çdo vend, ai vendosi të blinte një tokë në shkretëtirën e Kalifornisë për të ndërtuar një “vend” të ri të quajtur sipas emisionit të tij në radio, Slowjamastan.

I veshur me kostumin e tij më të mirë dhe syzet e diellit, sulltani i Slowjamastan shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në orën 12:26, më 1 dhjetor 2021 ndërsa transmetoi drejtpërdrejt shkëputjen nga “zyra” e tij në ajër të hapur në Dublândia, kryeqyteti i Republikës së Slowjamastan.

Dy vjet më vonë Sulltani i Slowjamastan-it ka krijuar ligjet e tij, që shumica janë të çuditshëm si ndalimin e veshjeve të Crocs dhe ka pasaportat e flamurin e vet si dhe një himn kombëtar.

Madje, Republika e Slowjamastan ka mbi 500 qytetarë të regjistruar, ndërsa 4500 të tjerë thuhet se presin në radhë për nënshtetësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë