Kosova

Sulmohet një grup mediash në veri të Kosovës, plagoset lehtë gazetari dhe kameramani

Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar këtë të martë gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Lajmin e ka bërë me dije Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku ka publikuar edhe fotot e automjetit me xhama të thyer.

Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë makinën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë