Media Galeri

Mijëra peshq të ngordhur ‘mbulojnë’ brigjet e Teksasit

Studiuesit janë shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur në brigjet e Gjirit të Teksasit. Mijëra peshq kanë ngordhur dhe në një video tregohen pamjet në tonelata të peshqve në rërë.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në plazhin Bryan Beach, ku është shkaktuar një gjendje katastrofike në bregdetin amerikan.

Ekspertët në rajon thonë se kjo është për shkak të mungesës së oksigjenit nga temperaturat e larta të ujit. Fenomene të tilla po ndodhin gjithnjë e më shpesh dhe ekspertët besojnë se pasojat e ngrohjes globale tashmë janë fakt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë