Në Portin e Durrësit u ankorua sot veliera “Sea Cloud” me turistë të huaj në bord.
Autoriteti Portual Durrës ndau sot pamje nga vizita e velierës, e cila vjen prej më shumë se 10 vitesh në Durrës.
“Dhjetëra turistë amerikanë erdhën sot në me velierën turistike “Sea Cloud”, për të vijuar turin e tyre njohës në vendin tonë. Shumë prej tyre u nisën drejt Krujës dhe Tiranës, ndërsa të tjerët do të vizitojnë qendrat historike dhe arkeologjike të Durrësit”, theksoi APD.



Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 personash ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




