Media Galeri

Deputetja italiane lejohet të ushqejë të birin me gji në sallën e Parlamentit

Një i porsalindur është ushqyer me gji në Parlamentin italian për të parën herë në historinë e këtij vendi.

Foshnja është djali i deputetëve të Lëvizjes “5 Yjet”, Gilda Sportiello dhe Riçardo Riçiardi.

Federiko i vogël, vetëm dy muajsh, është fëmija i parë që ushqehet me gji pas ndryshimit të rregullores që lejon deputetet nëna të jenë pjesë e Parlamentit me foshnjat e tyre dhe t’i ushqejnë me gji deri kur të bëjnë 1 vjeç.

Për këtë rast u ngrit një hapësirë në rreshtin e fundit të sallës së Parlamentit.

“Është hedhur një hap i rëndësishëm, mbi të gjitha sepse përfaqëson një precedent dhe një mesazh për vendin dhe për të gjitha gratë”, tha Gilda Sportiello pasi të gjithë nxituan ta fotografojnë teksa i jepte gji djalit të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë