Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në muajin maj ka rezultuar 4.7% me një rritje të lehtë nga muaji prill, por me rënie nga një vit më parë, ndikuar vetëm nga rënia e çmimit të naftës.
Inflacioni në raport vjetor
Ndonëse nga maji 2022 inflacioni rezulton 2% më i ulët, grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike vazhdon të ketë rritje të fortë, me 10%. Grupi i argëtimit dhe kulturës është shtrenjtuar me 7% po në raport vjetor, ndjekur nga të gjithë grupet e tjera, përveç transportit.
Maji 2022 ishte muaji ku në të gjithë botën, rritja e çmimeve ndodhi shpejt dhe në nivele rekord, që nga vaji, mielli etj dhe në majin 2023, këto çmime kanë qenë 10% më të larta se atëherë.
Në të njëjtën periudhë çmimet në transport, pra nafta, janë ulur me 12.3% dhe kjo rënie e madhe ka diktuar normën totale të inflacionit.

Inflacioni në raport mujor
Në raport mujor, inflacioni në maj është rritur me vetëm 0.1% dhe për herë të parë, çmimi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ka rënë. Nga prilli në maj ato u ulën me 1.2%. Argëtimi dhe kultura, hoteleritë, kafenetë, restorantet, vijuan të kenë rritje çmimesh, respektivisht 1.2% dhe 0.9%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



