Treg

Shqipëria plotëson kuotat e peshkimit të tonit për 2023-shin. U rritën me 55%

Nga Gazeta ‘SI’Ministria e Bujqësisë ka lajmëruar se Shqipëria ka plotësuar tashmë kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023, duke u bërë vendi i parë në Mesdhe.

Sasia e vjetore prej 264 ton është kapur në nisje të muajit qershor dhe është rritur me 55% nga 2022-shi dhe sipas MBZHR-së është realizuar nga kompania Rozafa.

Kuotat e këtij peshku kanë qenë gjithmonë të kufizuara me qëllim ruajtjen e llojit, por vitin e shkuar u dakordësua një rritje në kuotën e tij.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, vjet për një kuotë prej 170 ton të peshkuar deri në muajin qershor, pas trajtimit të tyre në kosha në fermën e ngritur në Sarandë në muajin dhjetor u eksportuan drejt Japonisë rreth 267 ton peshk me një vlerë 5.7 mln euro. (Peshku ton pas kapjes, rritet dhe bëhet gati për eksport)

Rritja e kuotave u kërkua nga ministria tek Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT) me qëllim zhvillimi e kësaj tregtie me Japoninë. Vizitat zyrtare midis dy qeverive nisën në fillim të këtij viti për rritjen e bashkëpunimit, e një ndër to ishte peshku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë