Shoferja shtatzënë e një autobusi shkolle në Milwaukee u shndërrua në heroin e ditës në SHBA, pasi arriti të shpëtojë 37 fëmijë nga zjarri që përfshiu mjetin që ajo drejtonte.
Imunek Williams ishte rrugës për në Akademinë e Shkencës në Milwaukee, kur tymi nisi të pushtonte hapësirën e autobusit.
“Ndjeva një erë të çuditshme teksa kisha ndaluar në semafor dhe mendova se vinte nga ndonjë makinë pranë. Por kur nisa të lëvizja era dhe tymi u bënë më të fortë dhe menjëherë ndalova dhe iu kërkova fëmijëve që të zbrisnin poshtë”, tregon gruaja.




Sapo të gjithë kishin dalë nga autobusi, ai shpërtheu në flakë.
Pamjet e filmuara nga mediat amerikane tregojnë mjetin e transportit të shkatërruar nga flakët, teksa një re e trashë tymi del nga dritare.
Williams, e cila është në pritje të një djali, tregon se është e shumë e lumtur që kishte arritur të shmangte një tragjedi dhe se kishte marrë shumë falënderime nga fëmijët dhe drejtuesit e shkollës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




