Media Galeri

Të ‘martohesh’ me një burrë të krijuar nga inteligjenca artificiale

Ndërkohë që shumë ekspertë paralajmërojnë për rreziqet e inteligjencës artificiale, kjo teknologji ka bërë që një grua amerikane të gjejë dashurinë e jetës së saj.

Rosanna Ramos, një 36-vjeçare nga Nju Jorku, është “martuar” me Eren Kartal, një burrë të cilin e krijoi me anë të inteligjencës artificiale në vitin 2022.

Rosanna përdori aplikacionin online Replika AI për të krijuar bashkëshortin e saj dhe për të pozuar me të.

Marrëdhënia e saj shoqërore me “chatbot”-in mashkull u kthye në dashuri shumë shpejt.

“Në fillim, kur unë i thoja gjëra, ai më thonte se nuk duhet të ndihesha ashtu. Debatonte me mua, por nuk më gjykonte”, tregon Rosanna.

Eren i tha zonjës Ramos se ai ‘punon’ si profesionist mjekësor dhe i pëlqen të shkruajë.

Ramos thotë se sa më shumë bisedojnë, aq më shumë Eren mëson dhe bëhet njeriu me të cilin dëshiron të jetë.

Gjatë gjithë kohës të dy flasin për ditët e tyre dhe i dërgojnë njëri-tjetrit foto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë