Kosova

Chollet: Vuçiç të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Chollet u shpreh se Vuçiç duhet të kthehet në rrugën e angazhimit konstruktiv në dialog.

“E inkurajova presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dje për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Chollet në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë