Kosova

Protestat në Veri të Kosovës nuk ndalen, por situata në fundjavë paraqitet e qetë

Situata në komunën Zveçan në veri të Kosovës paraqitet e qetë, sipas ekipit të Radio Evropa e Lire që po ndjek nga afër situatën. Aty raportohet për një protestë paqësore, të iniciuara kësaj here nga gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Ndërkohë propozimi i fundit vjen nga Franca dhe Gjermania për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë