Media Galeri

Brenda të vetmit hotel të krijuar nga Karl Lagerfeld

Një hotel luksoz me 5 yje, i dizajnuar i gjithi nga stilisti i ndjerë Karl Lagerfeld, ka hapur dyert në Makau, rajonin kinez që njihet edhe si Las Vegasi i Azisë.

Lagerfeld punoi në këtë hotel për disa vite përpara se të vdiste në vitin 2019.

Hoteli ka 271 dhoma, një “lounge” spektakolar, spa dhe pishina brenda dhe jashtë. Edhe detajet e vogla, si çarçafët e shtretërve, thuhet se kanë “shenjën” e kreativitetit të Karl Lagerfeld.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë