Kosova

‘Po luan me zjarrin’, Krasniqi thirrje Kurtit: Raporti me SHBA është i shenjtë. Nuk lejojmë ta rrezikosh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë fjalës në Kuvend tha se kryeministri Kurti nuk është koordinuar fare me partnerët ndërkombëtarë për hapat e ndërmarrë për situatën e veriut.

“Del këtu na lexon raporte, na tregon histori dhe nuk di të thuash asnjë fjalë se çfarë do të arrish me këtë veprime. Nuk i ke të bashkërenduara, por i ke bërë me kokën tënde”, theksoi ai.

Krasniqi deklaroi se veprimet e qeverisë Kurti në veri janë aventureske dhe të rrezikshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Zgjedhjet në veri janë mbajtur për shkak të gabimeve të tua. Sot një javë, përafërsisht në këtë kohë, ti në kokën tënde ke nisur një veprim aventuresk. Është turp të frikësohesh, por është dashur të koordinohemi, se ndoshta të kishim ndihmuar, por ju jeni mësuar të punoni fshehurazi. E keni mbyllur një kryetar komune aty si Oso Kukën. Me kë është duke punuar ai”, tha ai.

Kreu i PDK-së i tha Kurtit se po luan me zjarrin, ndërsa i kujtoi këtu anulimin e aktivitetit të “Defender Europe 2023”.

Krasniqi tha se Kurti e ka sjellë punën deri aty sa SHBA, partneri kryesor i Kosovës, del dhe kritikon publikisht veprimet e një jave më parë.

“Po luan me zjarr, njerëzve iu duhet paqe. Të kanë përjashtuar prej stërvitjes “Defender Europe 2023”. Çfarë dëshpërimi është për ata ushtarë. T’i kanë anuluar vizitat për Amerikë për herë të dytë. Këto ke të arritura. Na ke sjellë në situatën ku sekretari i shtetit amerikan na ka dënuar publikisht. Raporti me SHBA është i shenjtë.  Nuk të lejojmë të rrezikosh, këtë s’ta lejojmë, sepse është ekzistenciale”, tha Krasniqi duke iu referuar deklaratës së Blinkenit.

Ndërsa kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku tha se me fajin e kryeministrit Albin Kurti, bandat në veri po operojnë dhe raportet me aleatët ndërkombëtar janë prishur.

“Në një situatë të pamenduar më parë, Kosova vazhdon të sulmohet nga bandat ndërsa kryeministri vazhdon të Kosova po përballet me presion dhe pa mundur t’i ushtrojë detyrat e tyre kushtetuese. Këto reagime të sekretarit Blinken kundër shtetit tonë, janë si pasojë e keq veprimeve të një njeri që e mban postin e kryeministrit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë