Kosova

3 kërkesat e BE për krizën: Zgjedhje të reja në veri, pjesëmarrje e serbëve dhe nisja e punës për Asociacionin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka prezantuar tri kërkesa të qarta për Kosovën dhe Serbinë për t’i dhënë fund krizës në veri.

Borrell ka thënë se kërkesat janë si vijon:

– Zgjedhje të reja lokale [në komunat veriore].

– Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës [në zgjedhje].

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Borrell ka thënë se dështimi për ta bërë këtë do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë më Bashkimin Evropian.

Këto kërkesa Borrell i ka prezantuar pak orë pas takimit që u zhvillua në mes të tij, presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Schloz, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë