Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qytetarët serbë në komunat veriore janë të kushtëzuar që ta dalin në protesta e organizime të drejtuara nga subjekti politik serb, Lista Serbe.
“Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë”, ka shkruar ministri Sveçla duke iu referuar fotografive të publikuara në të cilat disa qytetarë serbë shihen duke u nënshkruar në një listë në qytetin e Zveçanit.

Ministri Sveçla tha se këto veprime duhet të ndalen në mënyrë që qytetarët serb të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




