Kosova

Kryetari i komunës së Lepasoviçit prej tre ditësh ‘ngujohet’ në zyrë: Zhvillimet do vendosin kur do të dal

Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi po qëndron brenda hapësirës së ndërtesës së Komunës prej më shumë se 60 orësh.

Zhvillimet jashtë zyrave ku po protestohet nga serbët do të bëjnë që ai të vendosë kur të dalë nga komuna.

“Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë”, ka cituar ai duke thënë se nuk e ka problem qëndrimin brenda zyrave.

Edhe për çështjen e ushqimit dhe higjenës është shprehur që nuk ka patur vështirësi.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjell. Edhe për dush është mirë. Ka tualete. Të gjitha janë”, ka treguar më tej ai.

Hetemi ka treguar se brenda është i shoqëruar nga policë të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

“Unë jam në vendin tim”, ka thënë në fund ai ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë