Në kryeqytetin e Moldavisë ku po mbahet “EPC Summit”, mes liderëve europianë ndodhet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo që bie në sy në këtë Samit, është vendi ku është ulur presidentja e Republikës së Kosovës.
Në fotografinë e publikuar nga shefi i stafit të Osmanit, Blerim Vela, shihet që presidentja Osmani është ulur në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.
The EPC Summit in Chisinau starts with a passionate speech by President @ZelenskyyUa in front of heads of state of 47 European countries. A great show of support and solidarity with people of Ukraine. Democracies will prevail against war of aggression by a hegemonic country. 🇽🇰🇺🇦 pic.twitter.com/bmu8s4pPYM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 1, 2023
“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.
Në media është raportuar se Scholz dhe Macron duan të ndërmjetësojnë në konfliktin e ashpërsuar ditët e fundit në Kosovë.
Ata do të zhvillojnë bisedime edhe me presidentin Vuçiç, i cili para samitit ka thënë se hapi i parë për uljen e tensioneve do të ishte tërheqja e “gjoja kryetarëve” të komunave nga veriu.
Ai iu bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të tërheqin kryetarët e bashkive.
“Ky hap do të ishte hapi më i fuqishëm”, ka kërkuar Vuçiç.
Presidenti francez e ka quajtur zhvillimin e zgjedhjeve lokale në veri një gabim. Macron ka thënë, se ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare për situatën aktuale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




