Kosova

Protestë në Mal të Zi pro serbëve të veriut, shfaqen parulla pro Putin

Një tubim është mbajtur ditën e djeshme në Podgoricë të Malit të Zi në mbështetje të serbëve në veriun e Kosovës.

Sipas mediave në Mal të Zi, protestuesit u mblodhën në fillim para një kishe, për të zhvilluar më pas një marshim në rrugët e Podgoricës.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe kishin veshur bluza me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiç e Vladimir Putin.

Raportohet se tubimi ishte organizuar përmes rrjeteve sociale.

Pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe, si Bogdan Bozhoviç nga Partia Popullore Socialiste dhe Marko Millaçiç nga Mali i Zi i Vërtetë, si dhe bartësi i listës zgjedhore të Koalicionit Popullor, Dejan Vukshiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë