Kosova

LDK: Do përdorim të gjithë format për të ndalur veprimet e Kurtit. AAK kërkon mocion mosbesimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media lidhur me situatën aktuale në veri tha se do t’i përdorin të gjitha format institucionale që t’i ndalin veprimet e Kurtit.

Madje sipas tij, heshtja e presidentes Osmani është abstenim nga funksioni e përgjegjësia që ajo ka.

“Sot nuk është një ditë e zakonshme e asnjë javë e zakonshme. Kosova është në sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiçit e kryeministri jonë në sulm ndaj ndërkombëtarëve.

Duhet thënë se sulmet e bandave para politike në veri dhe prania e interesave pro ruse paraqesin rrezik real për Kosovën dhe rajonin. Kjo situatë duhet kuptuar drejt nga ndërkombëtarët. Situata e krijuar më veri i konvenon Vuçiçit, kështu rrezikohet Kosova.

 Me të dejtë themi që Kosova nuk duhet të bindet në grackën e Serbisë. E drejta jona pa aleat mbetet vetëm e drejt e paimplementuar. Për këtë nuk na duhet një politikë që ofendon me gjuhë politike sekretarin amerikan”, tha ai.

Më tej ai shtoi se nga sot LDK do t’i përdorë të gjitha rrugët institucionale që ta ndalojë këtë që është duke bërë Kurti.

“Asnjë borxh nuk ia kemi Albin Kurtit, e ardhmja politike e tij le të jetë brengë e tij. Tri kërkesa, e para kemi ftuar për raportim në seancë, dy, LDK kërkon koordinim të ngushtë me kërkesat e aleatëve tanë, tre, LDK i bënë ftesë presidentes që të flasë, heshtja e presidentes është abstenim nga funksioni që ajo ka”, tha ai.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimi për qeverinë Kurti pas situatës së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të SHBA-ve karshi Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë u shpreh se kryeministri Kurti me këtë qasje po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e vetë në veri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë