Kosova

Begaj bisedon me komandantin e KFOR-it: Shqipëria, plotësisht në mbështetjen tuaj

Gazeta Si – Presidenti i Shqipërisë, Bjram Begaj, i ka ofruar mbështetje të plotë KFOR-it pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Ai ka biseduar me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur nga përleshjet”, – shkruhet në një njoftim të KFOR-it në Tuiter.

Pak ditë më parë presidenti Begaj dënoi sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it. Ai u shpreh se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë