Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se “të gjithë duhet të bashkohen rreth mbrojtjes së popullit serb” në Kosovë.
Sipas tij, çështjet e brendshme politike nuk duhet të ndikojnë në gatishmërinë e Serbisë “për të mbrojtur popullin e saj”.
“Duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar mbijetesën e popullit tonë në Kosovë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se do të kalojmë nëpër beteja të vështira, politike dhe të sigurisë”, tha Daçiç për televizionin Pink të Beogradit.
Shefi i diplomacisë serbe vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk do normalizim, por përshkallëzim dhe konflikt” dhe se qëllimi i tij është “t’i dëbojë serbët nga Kosova”.
Megjithatë ai nuk solli ndonjë provë për këto pretendime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




