Media izraelite “Terror Alarm”, thotë se pjesëtarë të grupit mercenar Wagner janë nisur për në Kosovë.
Në një postim në Twitter, media izraelite thotë se informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.
🚨🇷🇺🇽🇰 Breaking: Russian terror group PMC Wagner on their way to #Kosovo, Wagner Telegram channels announced. pic.twitter.com/DdbD1W83Rm
— Terror Alarm (@Terror_Alarm) May 29, 2023
Grupi mercenar, i shpallur organizatë terroriste nga Perëndimi, por edhe Kosova, thuhet se ka ngritur një degë në Serbi dhe disa herë ka pasur akuza për futjen e trupave në territorin e Kosovës.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Gjatë përleshjes së të hënës mes protestuesve serbë dhe trupave të KFOR mbetën të plagosur 30 prej këtyre të fundit.
Më 22 mars të këtij viti, qeveria e Kosovës përditësoi sanksionet ndaj grupit të mercenarëve “Wagner”, duke e cilësuar atë si një kërcënim që minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Me vendimin e saj, qeveria Kurti përshtati sanksionet me ato të Shteteve të Bashkuara që në janar e shpallën Wagner organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale.
Sipas një hetimi të BBC-së, Grupin Wagner mendohet se e ka themeluar një ish-oficeri i ushtrisë ruse, 51-vjeçari i quajtur Dmitri Utkin. Ai është një veteran i luftërave çeçene, një ish-oficer i forcave speciale dhe një nënkolonel i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




